Në një romancë me vëllain e Meritonit? Rike Roçi sqaron si qëndron e vërteta (FOTO)

Ish-banorja e “Big Brother Vip 3”, Rike Roçi dhe vëllai i Meriton Mjekiqit, Rinori janë përfolur prej ditësh se kanë nisur një romancë.

Së fundmi, u aludua se ata po kalojnë pushimet bashkë, mirëpo këtë mbrëmje ish-banorja e “Big Brother Vip 3”, ka vendosur të sqarojë njëherë e mirë si qëndron e vërteta.

Në një postim në “Instastory”, ajo shkruan se ndodhet me pushime në Sardenja me familjen e saj dhe çdo detaj e ka ndarë me ndjekësit nëpërmjet postimeve të shpeshta, kështu që nuk ka vend për dyshime nëse ndodhet me pushime diku tjetër.

Ajo hedh poshtë aludimet duke u shprehur se Rinorin e njeh, por nuk ka asgjë më tepër me të.


Shtuar 8.08.2024 08:21