Lojërat Olimpike/ Luiza Gega: Dua të arrij finalen

Ditën e sotme, Shqipëria do të nisë garat e saj me sportistët e kualifikuar më normë në “Paris 2024”. Atletja Luiza Gega, do të marrë pjesë në kualifikueset e 3000 metrave me pengesa, të cilat startojnë në orën 10:15.

Megjithëse do të marrë pjesë në një disiplinë me konkurrencë të jashtëzakonshme, atletja ka si objektiv të arrijë finalen, duke përsëritur rezultatin historik të tri viteve më parë në Tokio.

“Synimi im është fillimisht kalimi në finale, rezultat që e kam provuar në Tokio. Kam besim më të madh edhe në saj të rezultateve vitet e fundit. Nëse gjëra shkojnë mirë do synoj pozicion më të mirë. Nuk deklaroj asgjë që do marr këtë apo atë medalje”, u shpreh ish-kampionia e Europës për qëllimet e saj në “Paris 2024”.

 


Shtuar 4.08.2024 10:23