Një 17-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia në Vlorë. Arrestimi i të miturit ka ardhur një ditë pasi plagosi me thikë një 38-vjeçar.
Bëhet me dije se i riu me iniciale I.H. pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur 38-vjeçarin me iniciale R.V. Më tej policia bën me dije se i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Në vijim të veprimeve proceduriale, lidhur me informacionin paraprak të dhënë ditën e djeshme, arrestoi shtetasin e mitur I. H., 17 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, plagosi me thikë shtetasin R. V., 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.