Tërmet me magnitudë 4.2 ballë në Kretë të Greqisë

Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë i shkallës Rihter është regjistruar pasditen e së shtunës në ishullin e Kretës në Greqi.

Sipas Institutit Gjeodinamik grek, lëkundjet sizmike janë ndjerë tërmeti në orën 18:38, shkrujnë mediat në vendin fqinj.

Epiqendra ishte në zonën detare 26 kilometra në jug-jugperëndim të Paleochora Chania. Thellësia e lëkundjeve sizmike ishte 4.6 kilometra.

Paraprakisht nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme materiale


Shtuar 20.07.2024 18:24

Tags: ,