Vapës po i vjen fundi/ Ja kur pritet të zbresin temperaturat, priten stuhi me shkarkime elektrike

Netëve tropikale që kanë përfshirë vendin tonë po u vjen i fundi.

Por dita e sotme duket se ka qenë më e nxehta për këtë javë.

Edhe pse termometri ka shënuar 41 gradë, vapa është ndierë edhe më shumë së kaq nga qytetarët.

“Tmerr , shumë vapë, më shumë sot”, thanë qytetarët.

Meteorologët parashikojnë këto temperatura edhe për ditën e premte

“Termometri sot 41 gradë , nata jo më pak se 27 .Lagështira e madhe ka bërë të ndihet më shumë vapa”, tha meteorologia.

Por ditën e nesërme në disa zona mund të ketë rrebeshe shiu .

“Do të këtë vranësira kryesisht në zona malore të cilat mund të shkaktojnë reshje madje në forme rrebeshi”, tha ajo.

Të shtunën pritet rënie e temperaturave.

Edhe pse nuk janë këto temperaturat me të larta me te cilat përballet vendi ynë, pasi rekordi është thyer një vit më parë ku në Berat termometri shënonte 44gradë, por këtë vit thonë meteorologët është thyer rekord me temperaturat e larta si asnjëherë tjetër në zonat malore ku në Peshkopi termometri ka shënuar 40 gradë Celcius.


Shtuar 18.07.2024 16:03