Spanja shpallet kampione e Europës për herë të katërt, bie Anglia

Spanja mund Anglinë në finale me shifrat 2-1 duke fituar për herë të katërt kampionatin Europian. Në Berlin u luajtt finalja e madhe e Europianit mes Spanjës dhe Anglisë. “Furia e Kuqe” skuadra perfekte e këtij Europiani ja doli edhe në ndeshjen e fundit.

Pjesa e parë ka qenë mjaft e kujdesshme nga të dyja skuadrat të cilat tentuan për të rrezikuar portat respektive, por me kujdesin e madh për të mos lënë hapsira prapa. Dhe me ndjesinë e një takimi të barabartë, u mbyllën 45 minutat e para, me shifrat 0-0.

Me fillimin e pjesës së dytë janë iberikët që zhbllokojnë ndeshjen, Williams shënon kshu golin e parë të finales duke i dhënë avantazhin “Furisë së Kuqe”.

Kur gjithka po shkonte me Spanjën që nuk e heq këmbën nga gazi duke presuar dhe tentuar golin e dytë, janë anglezët që gjejnë rrugën e rrjetës, pikërisht në minutën e 73-të Cole Palmer i sapo shënon dhe rihap gjithka.

Dhe kur dukej se kjo finale do të shkonte drejt kohës shtesë, është Spanja që gjen sërish rrugën e rrjetës duke finalizuar një lojë sulmuese që e mbajti me të njëjtin ritëm pavarësisht golit të pësuar. Në minutën 86-të Ayarzabal shuan ëndrrën e djemve të Southgate.

Dhe me shifrat 2-1 u mbyllën 90 minuta e kësaj ndeshjeje finale në Berlin.


Shtuar 14.07.2024 22:55