Qeveria franceze ka në plan të lejojë që klubet e natës të rihapen në korrik, tha Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran sot , duke lejuar që industria të rihapet që pas bllokimit të pare nga COVID-19 në mars 2020.
Veran tha se qeveria ishte duke punuar në protokollet e sigurisë për rihapjen, me detaje që do të njoftohen javën e ardhshme, pasi Presidenti Emanuel Macron tha në fillim të këtij muaji se do të kishte një përditësim për operacionet e klubeve të natës në 21 qershor.
“Në korrik, klubet e natës pritet të rihapen në kushte të caktuara”, i tha Veran, por pa dhënë një datë të caktuar.
Franca lehtësoi bllokimin e saj të tretë në të gjithë vendin muajin e kaluar, duke rihapur postat e hotelierisë në 19 maj.
Javën e kaluar, restorantet, baret dhe kafenetë u lejuan të hapnin ambientet e tyre të brendshme për herë të parë në shtatë muaj.
Qeveria njoftoi dje se ora e policore do të përfundojë në 20 qershor pasi situata me pandeminë përmirësohet më shpejt sesa pritej./albeu.com