Greqia “në luftë” me flakët, evakuohen spitalet dhe shtëpia e të moshuarve në Patra

Qyteti i Patras në Greqi është përfshirë nga flakët.

Mediat greke bëjnë me dije se zjarrëfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të shuar zjarrin. Në zonë po ndihmojnë në shuarjen e flakëve periodikisht 4 avionë dhe 6 helikopterë, njëri prej të cilëve është koordinues.

Bëhet me dije se janë evakuuar në mënyrë që të jenë të sigurtë Spitali i Përgjithshëm i Fëmijëve të Patrës “Karamandanio” dhe shtëpia e të moshuarve.


Shtuar 9.07.2024 17:04

Tags: , ,