Ditë e trishtë është kjo e sotmja. Kolosi i letrave shqiptare, Ismail Kadare është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare, duke tronditur të gjithë.
Zemra e të madhit Kadare pushoi mëngjesin e kësaj të hëne.
Për këtë humbje të madhe ka reaguar edhe tifogrupi ultras i Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”.
TKZ-ja i është bashkuar dhimbjes për humbjen e të madhit Kadare, duke e përkujtuar me një shprehje patriotike të tijën.
“Shqiptarët janë krijuesit dhe bartësit e një prej gjuhëve themelore të njerëzimit. Gjuha jonë vazhdon ta ketë vendin e saj të paluajtshëm midis dhjetë gjuhëve më kryesore të botës”, shkruan TKZ-ja në rrjetet sociale.
View this post on Instagram