Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Finlandës dhe Rusisë.
Takimin në fakt e nisën shumë mirë finlandezët, por goli i Pohjanpalo ishte pozitë jashtë loje.
Pastaj ishin rusët të cilët në fund të pjesës së parë arritën të dalin në avantazh përmes golit të Miranchuk në min 45+2.
Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e rusëve.
Në pjesën e dytë, Finlanda rrezikoi disa herë, ndërsa rusët patën disa raste të mira prej kundërsulmeve.
Golovin pati një rast të shkëlqyer, por portieri finalndez doli të jetë vendimtar.
Rezultati përfundimtar, Finlanda 0-1 Rusia.
Tani, në Grupin B, Rusia dhe Finlanda kanë nga tri pikë dhe ndeshja e fundit do të jetë vendimtare për këto skuadra.