Butrint Imeri publikon këngën e re “Tu menu”

Këngëtari i njohur, Butrint Imeri, ka prezantuar sot (e enjte) projektin e ri.

“Tu menu” mban titullin kjo këngë, të cilën e ka kompletuar në mënyrë të veçantë.

Teksti është shkruar nga vet artisti në bashkëpunim me BimBimmën me producim nga Çelik Lipa (SBS Entertainment).

Për masterizimin ndërkohë u kujdes Johan Bejerholm.

Videoja iu besua produksionit, Sekuencë.

Kjo këngë ndodhet tashmë në YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku.

Butrinti tani numëron fansa të shumtë gjithandej trojeve shqiptare.

 


Shtuar 20.06.2024 19:21