U bë nënë për herë të dytë, Olta Gixhari publikon video me të birin

Aktorja e njohur Olta Gixhari është bërë nënë për herë të dytë para pak ditësh. Sot ajo ka publikuar një video ku shihet duke e mbajtur të birin në krahë.

Por sigurisht që Gixhari nuk mund të mos bëjë komente “epike” në videot e saj, teksa tregon se “zgjohet për flokësh” nga i biri.

Siç shihet edhe nga pamjet, i vogli i saj teksa qetësohet në supin e të ëmës, e ka kapur atë prej flokëve.

“Kush e kishte thënë që do vdisja të zgjohesha prej gjumi për flokësh”, shprehet Olta, teksa duket se po i shijon ditët me të voglin e saj.

https://www.facebook.com/watch/?v=838586124811120

 


Shtuar 20.06.2024 15:26