Që prej vitit 2006, Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik, çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024, që zhvillohet në Gjermani.
Këtë edicion, Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.
Jori Delli, është pjesë në Top Arena në moderim e mbrëmjen e djeshme është surprizuar nga stafi përmes një videoje live nga i dashuri i saj, reperi i njohur italian Fred De Palma.
Por nuk kanë munguar as parashikimet e astrologes së njohur, Meri Shehut për çiftin, teksa tha se shenja e Akrepit në horoskop, që i përket De Palma, bëjnë shumë para.
Ajo më tej me të qeshur iu drejtua Jorit: “Janë shumë ambicioz, bëjnë shumë fëmijë dhe shumë lekë. A ka lekë i dashuri jot? De Palma këtë muaj do bësh shumë pra”.
Së fundmi, Jori u pyet nëse bashkë me Beniada Nishanin dhe Heidi Bacin, kanë hedhur në gjyq Krist Dragotin. Jori u shpreh se nuk e kanë bërë, por tha se ai duhet të ketë kujdes kur shprehet, pasi ka bërë një deklaratë negativë për vajzat shqiptare të lindura ose të rritura në Itali.