Anxhela Peristeri thotë “PO”: Dua të marr pjesë në edicionin e dytë të “Ferma VIP”

Këngëtarja e njohur për publikun shqiptar, Anxhela Peristeri është e ftuara e e mbrëmjes së sotme në “Ferma VIP”.

Këngëtarja “ndezi” atmosferën në fermë mes finalistëve me këngët popullore.

E pyetur nga moderatorja Fjoralba Ponari nëse dëshiron të jetë fermere në edicionin e dytë, këngëtarja u përgjigj pozitivisht.

Pyetja e Fjoralba Ponarit: Një fermere në edicionin e dytë “Ferma VIP”?

Anxhela Peristeri: Jo rastësisht jam veshur si zebër, sepse mendoj se vitin tjetër do jetë edicioni me kafshët eksotike, kështu që pse jo, të marrim pjesë dhe ne. Unë gjithmonë kam thënë pse mos të jem unë aty. Është një eksperiencë që do doja ta jetoja.


Shtuar 13.06.2024 12:58