Robin Gosens ka pasur një sezon shumë të mirë, por nuk i ka mjaftuar të marrë ftesë për Euro 2024.
Mbrojtësi i majtë gjerman shkëlqeu me Union Berlinin, derisa në 37 ndeshje zyrtare realizoi edhe shtatë gola dhe dhuroi katër asistime.
Megjithatë trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann nuk e mori për në Euro 2024, pasi para tij u grumbulluan David Raum i RB Leipzig dhe Maximilian Mittelstadt i Stuttgart.
Gosens ka dhënë një deklaratë shpërthyese duke zbuluar edhe bisedën me trajnerin Nagelsmann.
Anësori ka thënë se shpërtheu në lot së bashku me gruan e tij pasi donte me çdo kusht të ishte në Kampionatin Evropian.
“U ndjeva si m*t kur Nagelsmann më thirri dhe më tha: Robin, më vjen shumë keq, por nuk mund të të marr me vete. Të vlerësoj shumë, por sezoni i Unionit nuk po shkon në favorin tënd”.