VIDEO / “Mbipeshë”, Jasir Asani ‘ia plas’ para syve trajnerit të Gwangju

Jasir Asani është kthyer në çështje kryesore te Gwangju për shkak të problematikave me trajnerin e skuadrës.

Tekniku korean e quajti mbipeshë sulmuesin dhe se nuk duhet të ftohej në Europian nga Shqipëria, por sallaksi u përgjigj menjëherë me një foto nga palestra.

Tani vjen një tjetër ‘përgjigje’, Asani nuk preferon të flasë me fjalë, por në fushën e lojës aty ku e di shumë mirë sesi shprehet.

Trajneri nuk e fut në ndeshje zyrtare dhe Asani është i detyruar të tregojë magjinë e tij në stërvitje.

Na ka marrë malli për të majtën e tij bombastike, ndaj Asani na risjell në kujtime ‘sallaken’ e tij. Një supergol në stërvitje m’u përpara syve të trajnerit.


Shtuar 17.05.2024 17:31