Zdarvko Reic, gazetari që votoi për Kroacinë në garën për Topin e Artë, nuk e përfshiu Lamine Yamalin e Barcelonës në dhjetë emrat e tij të preferuar.
Të hënën, sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, fitoi Topin e Artë 2026. Yamal u rendit i treti, pas Kylian Mbappe.
Të lidhura
None found
Megjithatë, Reic nuk e vendosi as Kane në pesëshen e parë, por e renditi anglezin në pozitën e gjashtë.
Votuesi kroat i dha vendin e parë Rodrit, mesfushorit të Barçës dhe fituesit të Kupës së Botës me Spanjën. Pas tij renditi Erling Haaland dhe Lionel Messin.
Në vendin e katërt Reic zgjodhi Ferran Torres, ndërsa Kylian Mbappe u rendit i pesti. Pas tyre, në listë u përfshinë Pau Cubarsi, Vitinha, Ousmane Dembele dhe Jude Bellingham.
Renditja e plotë e votave të Zdravko Reic për Topin e Artë:
1. Rodri
2. Erling Haaland
3. Lionel Messi
4. Ferran Torres
5. Kylian Mbappe
6. Harry Kane
7. Pau Cubarsi
8. Vitinha
9. Ousmane Dembele
10. Jude Bellingham






