Jeton Sylajt i është caktuar paraburgim për një muaj, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë. Vendimi i Gjykatës Themelore në Pejë mban datën 27 tetor 2026.
Sipas dokumentit të siguruar nga gazetarja Qëndresa Tërshani, masa zbatohet nga 26 tetori 2026, ora 20:00, deri më 25 nëntor 2026, ora 20:00.
Të lidhura
None found
Vendimin e mori Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal i Gjykatës Themelore në Pejë, pas seancës dëgjimore të zhvilluar më 27 tetor 2026, ku ishin të pranishëm prokurori i shtetit dhe mbrojtësi i të pandehurit.

Dokumenti bën të ditur se Prokuroria Themelore në Pejë e paraqiti kërkesën për caktimin e paraburgimit në kuadër të procedurës penale ndaj të pandehurit.







