Ambasada Shqiptare në Athinë, kërkon mësues për gjuhën shqipe, duke informuar sot çeljen e procesit të mbledhjes së shprehjeve të interesit, për programin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Mësues për Greqinë”.
Ky program ka në bazën e vet mësimin e gjuhës shqipe, për fëmijët e shqiptarëve të Greqisë. Ai do të shtrihet më pas edhe në mësimin e letërsisë dhe historisë së Shqipërisë.
Ambasada u bën thirrje të gjithë mësuesve e mësueseve të licencuar të gjuhës shqipe, që të aplikojnë në adresën bashkëlidhur www.mesuespergreqine.gr (linku do të aktivizohet së shpejti), për të shprehur gatishmërinë dhe paraqitur vetëm dokumentin e licencës së mësuesit, thuhet në njoftimin e ambasadës shqiptare në Greqi.
Gjithashtu, të gjithë ata që janë të interesuar të hyjnë në kurset e trajnimit për të dhënë lëndën e gjuhës shqipe dhe marrë certifikatën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, janë të mirëpritur të aplikojnë.
Aplikimet janë hapura deri në 30 Qershor 2024.
Ky program mbështetet financiarisht nga qeveria shqiptare dhe të gjithë mësuesve të përzgjedhur, do t’u lidhet një pagë mujore nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Për informacione sqaruese, shkruani në adresën elektronike: [email protected]