Një vdekje dhe 17 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 17 raste të reja me Covid-19 dhe një vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën gjithashtu me dije se gjatë së njëjtës periudhë janë shëruar dhe 112 qytetarë, duke e ulur numrin e rasteve aktive në 531.

Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 107 mijë e 571 raste pozitive. 2249 persona kanë humbur betejën me virusin./albeu.com


Shtuar 12.06.2021 15:05