Jo vetëm Sindi? Tea që bëri “lëmsh dynjanë” thotë se është e virgjër (FOTO LAJM)

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni, ka qenë mbrëmë e ftuar në një emision, ku është përgjigjur disa pyetjeve rreth jetës private.Një prej pyetjeve që iu bë ishte edhe se kur e ka humbur virgjërinë.

Në këtë pyetje, ajo nuk dha një përgjigje direkte, derisa iu kthye gazetarit me një pyetje.

“Kush tha që e kam humbur”, tha Tea, duke qeshur.

Ajo tregoi edhe emrin e këngëtarit që e ka pasur simpati. Madje, tha se ka qenë e dashuruar në të.Bëhet fjalë për këngëtarin Justin Bieber.

Në të njejtën intervistë 60 sekondëshe për “Prive”, ish-konkurrentja është pyetur sa lidhje toksike ka pasur në jetën e saj.

“Vetëm një”- u përgjigj Tea, duke lënë të kuptohet se është ajo me Beartin.

Për kënaqësi personale, Tea mund t’i futet muzikës ndërsa për qetësi mendore mund të mbyllë rrjetet sociale.

Sa paguhet për reklama tashmë që është personazhi më i përfolur dhe i ndjekur?

“Mjaftueshëm”- ka thënë ajo pa zbuluar një shifër.

Gjithashtu, Tea ka treguar se s’flet me asnjë nga djemtë e emisionit, megjithëse së fundmi e kemi parë shpesh në shoqërinë e Fation Kuqarit.


Shtuar 12.06.2021 15:13