Rikthimi i normalitetit në komisionin e TIMS, Toni Gogu: Mazhoranca ka vullnet të palëkundur për këtë hetim

Këtë të premte, Komisioni Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, është rimbledhur.

Nënkryetari i komisionit, Toni Gogu, deklaroi gjatë fjalës së tij se mazhoranca ka vullnet të palëkundur për këtë hetim, ndërsa kërkoi të kursehet retorika politike.

Për të treguar vullnetin tonë të palëkundur për të hetuar, kursyem retorikat politike dhe gjithë kohën e vumë në dispozicion të veprimeve proceduriale. Kaq ishte e gjitha, Ervin”, deklaroi Gogu.

Anëtarët e komisionit ranë dakord të miratojnë kërkesat e ekspertëve, për të mbledhur informacion në mënyrë që më pas të vijohet me planin hetimor.


Shtuar 19.04.2024 11:27