Përfshihet nga flakët një kantier ndërtimi në Iran, 6 të vdekur dhe 1 i plagosur

Kanë ndërruar jetë gjashtë persona ndërsa një tjetër është plagosur në një zjarr në një kantier ndërtimi në lindje të kryeqytetit iranian Teheran ditën e sotme Zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve të Teheranit, Jalal Maleki tha se zjarri shpërtheu në rrethana të paqarta në mesditë në një zonë pushimi të punëtorëve.

Ai gjithashtu sqaroi se të gjitha viktimat ishin shtetas të vendeve të tjera. Po ashtu punëtori i plagosur u dërgua në spital. Ndërsa autoritetet iraniane po kryejnë një hetim për të përcaktuar shkakun e zjarrit.


Shtuar 18.04.2024 19:52