Luiz Ejlli dhe Jasir Asani janë padyshim dy personazhe shumë të dashur për opinionin publik.
Këngëtari dhe futbollisti i kanë ardhur në ndihmë një vogëlushi me probleme shëndetësore.
Për t’ia bërë të gëzueshme këto ditë të zymta të prillit, Luiz Ejlli i ka shkuar në shtëpi Mekut, duke i çuar fanelën e Jasir Asanit si dhe një top futbolli.
Ai i premton atij që mëngjërashi i Kombëtares do të vijë në Shqipëri për të, për të luajtur së bashku.
Madje në një moment harron angazhimin e Jasirit me kuqezinjtë në Europian duke i përmendur korrikun si muajin që mund të luajnë së bashku.
Nga ana tjetër ka ardhur përgjigja e sulmuesit tonë që e përshëndet Mekun nga Koreja e Jugut duke i thënë që së shpejti do të jetë këtu për atë.
Një ditë e bukur për vogëlushin, që nuk nguron të falënderojë Luiz Ejllin për këtë gjest fisnik.
View this post on Instagram