Bardhi i drejtohet Nikollës: Bllokuat kërkesën për mocion me debat, dilni hapur avokatë të Olsi Ramës

Ditën e sotme, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, në fjalën e tij për procedurë në seancën planerë, i ka kërkuar kryeparlamentares shpjegim se pse është bllokuar kërkesa e opozitës për mocion me debat në lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, Bardhi tha se PD ka shprehur shqetësimin që lufta e qeverisë ndaj këtij fenomeni, ka ceduar dhe ka favorizua grupe kriminale, duke sjellë çështjen e Olsi Ramës.

Bardhi:Në shkelje të rregullores ju anashkaluat një çështje që është shqyrtuar në konference e kryetarëve, në kundërshtim me rregulloren keni vendosur mos e sillni ne seance. Duhet te respektoni atë dispozitë që u aplikua në Konferencën e Kryetarëve.

Grupi i PD, ka paraqitur kërkese për mocion me debat në lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike në Shqipëri.

Duke shprehur dhe shqetësimin që lufta e qeverisë në raport me këtë fenomen ka ceduar duke favorizuar grupe kriminale.

Për këtë kemi sjelle, rastin e vëllait të kryeministrit Olsi Rama, sa i takon laboratorit në Xibrakë.

Ju keni vendosur t’i hiqni çdo mundësi kontrolli opozitës. Kur e bllokon ju keni detyrimin, të jepni shpjegime pse e bllokoni, të dilni hapur si avokat i Ramës ne kemi detyrimin të informojnë seancën për 10 minuta sepse duhet të ndodhë”.


Shtuar 18.04.2024 10:58