Një video tronditëse mbërrin nga SHBA-ja mbi dhunën e policisë, çka bën që policia e Çikagos të përfundojë sërish në vorbullën e polemikave.
Gjatë një kontrolli në rrugë, oficerët me rroba civile vranë një afrikano-amerikan 26-vjeçar, Dexter Reed, duke qëlluar 96 të shtëna me armë në 42 sekonda.
Pamjet, të marra nga kamera e trupit të një polici më 21 mars dhe të publikuara tani, tregojnë të gjithë sekuencën e ngjarjeve.
Dexter Reed, u ndalua sepse po udhëtonte pa rrip sigurimi. Policia ka hapur zjarr pasi 26-vjeçari, sipas versionit zyrtar, ka refuzuar të dalë nga automjeti dhe ka qëlluar i pari duke plagosur një efektiv.
Videot e ngarkuara në internet nga policia e Çikagos tregojnë pamje të oficerëve që qëlluan, por nuk ka imazhe të qarta të Reed, duke hapur zjarr mes videove. Një pistoletë u gjet më vonë në sediljen e pasagjerit të makinës së Reed.