Inter Miami eliminohet nga Kupa e Kampionëve me një humbje të rëndë, meksikanët e provokojnë Messin

Inter Miami i Lionel Messit pësoi një disfatë të rëndë ndaj Monterrey me rezultat 3-1 dhe u eliminua nga gara më elitare e klubeve në Amerikën Veriore dhe Qendrore me rezultat të përgjithshëm 5-2.

Liga e Kampionëve CONCACAF është quajtur Kupa e Kampionëve që nga ky sezon dhe Interi Miami i Messit i dha lamtumirën në fazat e hershme të garës. Ekipi meksikan, Monterrey ishte shumë më i mirë në dy ndeshjet dhe me meritë u kualifikua tutje.

Në ndeshjen e parë meksikanët fituan me rezultat 2-1, kështu që e kishin pak më të lehtë të konfirmonin vendin e tyre në ndeshjen e kthimit. Por, Messi mbërriti në Meksikë për të provuar të kompensojë atë, por nuk filloi mirë.

Në minutën e 31-të, Monterrey kaloi në avantazh me golin e Brandon Vazquez dhe shkoi në pushim me rezultatin 1-0.

Dy golat e radhës erdhën në harkun kohor prej gjashtë minutash, me Germano Berterame (58’) dhe Jesus Gallardo (64’) që i dhanë Monterrey epërsinë 3-0 dhe zgjidhën çështjen e një kalimi në gjysmëfinale të garës kontinentale.

Gjërat u përkeqësuan në minutën e 78-të kur Jordi Alba mori kartonin e kuq për Inter Miami. Megjithatë, deri në fund të ndeshjes, Messi arriti të asistojë për Diego Gomez, i cili shënoi një gol ngushëllues dhe rezultatin përfundimtar 3-1.

Në gjysmëfinale të garës kontinentale, Monterrey do të luajë kundër ekipit të vetëm të mbetur të SHBA-ve, Columbus Crew, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër do të luajnë dy skuadra të tjera meksikane, Pachuca dhe Club America.

Interesant është edhe njoftimi i Monterrey në Twitter pas eliminimit të Inter Miamit it të Messit.

Gjegjësisht, ata kanë publikuar një mesazh të shkurtër “SIUUU”, me të cilin kanë provokuar më tej të gjithë fansat e Messit duke aluduar në festën e famshme të rivalit të tij më të madh gjatë karrierës, Cristiano Ronaldos. /Telegrafi/


Shtuar 11.04.2024 11:04