Për Elvana Gjatën sot është ditë e veçantë pasi mamaja e saj, Donika feston ditëlindjen. Në këtë ditë të shënuar sigurisht që nuk mungoi një urim nga Elvana, por edhe një surprizë, një buqetë me lule dhe nje dedikim.
“Moj Donika moj drita ime, gëzuar ditëlindjen e shtrenjta ime”-shkruan Elvana krah fotos ku e ema shfaqet shume e lumtur.
Pas një periudhe pauzë, më 16 prill Elvana Gjata u rikthye në muzikë ashtu siç vetëm ajo di, duke sjellë albumin “Çelu” me 7 këngë që tashmë janë kthyer në hite dhe po dëgjohen kudo.
Dhe mesa duket, artistja nuk ka ndërmend të ndalet pasi së fundmi ka njoftuar projektin më të ri muzikor që mban titullin “Loti” dhe fansat po mendojnë se Elvana po sjell një baladë.