Po bënte “selfie” nga maja e një shkëmbi, 39-vjeçarja ruse humb jetën tragjikisht

39-vjeçarja ruse Inessa Polenko vdiq tragjikisht në Gjeorgji, kur u rrëzua nga një lartësi prej 50 metrash teksa po përpiqej të bënte një selfie nga maja e një shkëmbi.

Aksidenti ndodhi në rajonin Gakri të Abkhazisë në një shkëmb me pamje nga Deti i Zi.

Sipas Daily Mail, 39-vjeçarja dha frymën e fundit në spital ku u dërgua e plagosur rëndë. Polenko ka postuar shpesh në rrjetet sociale nga udhëtimet e saj nëpër botë së fundmi në Dubai, Egjipt dhe Krime.

Hetimi për rrethanat e sakta të vdekjes së 39-vjeçares estetiste, e cila kishte disa klientë si në Moskë, ashtu edhe në resortin rus të Soçit, ku jetonte, po vijojnë./albeu.com


Shtuar 10.04.2024 08:45