Sveçla publikon pamjet e makinës në Leposaviç që iu vendos eksploziv, akuzon Serbinë për terrorizëm

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje të një makine në Leposaviç nën të cilën ishte vendosur ditën e djeshme një mjet i pashpërthyer.

Këtë akt, Sveçla e ka cilësuar si tendencë të Serbisë për kontrollin e pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë.

Të lidhura

None found

Ai pohon se “kërcënimeve, djegies së pronave, vendosjes së eksplozivit dhe rrezikimit të jetës por dhe shtypjes së atyre që mendojnë drejtë e ndryshe, i ka kaluar koha”.

Sveçla deklaron se “zërat kundërshtarë në radhët e komunitetit po shtohen çdo ditë, për të çliruar qytetarët nga gangsterët dhe kuazi politikanët pro Serbi”.

“Kur Serbia humbet betejat politike, në mungesë argumentesh kthehet te retorika luftnxitëse dhe aktet e dhunës deri në terrorizëm”, shkruan Sveçla.


Shtuar 10.04.2024 08:38