Ilnisa dhe Meritoni janë skualifikuar nga gara e Big Brother Vip Albania.
Pas debateve të vazhdueshme me Eglën, e cila u eleminua gjatë spektaklit të kaluar, ditën e sotme Ledioni ka njoftuar vendimin që vëllai i madh kishte marrë për çiftin.
“Keni përndjekur banorë brenda shtëpisë. Vëllai i Madh pasi ka analizuar me kujdes ngjarjen dhe çdo veprim tuajin, ka vendosur që të dy të skualifikoheni nga gara”, tha Ledioni.
Megjithatë, atyre iu dha mundësia të zgjedhin nëse do të vazhdojnë garën të izoluar në dhomën e bardhë ku ndodhej dhe Egla apo jo.
Çifti vendosi të vazhdonte garën dhe do të jetë publiku ai që do të vendosë të shtunën nëse do t’i rikthejë në shtëpi apo jo.
Ndërkohë kujtojmë që Egla Ceno pas elminimit u izolua në një dhomë të bardhë ku qëndroi për 48 orë. Nuk dihet nëse do të vijojnë të qëndrojnë të tre në dhomë apo Egla do të riktheht në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. /albeu.com