Gazment Bardhi mbledh nesër Grupin Parlamentar në seli

Gazment Bardhi do të mbledhë nesër Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike.

Mbledhja e deputetëve demokratë të këtij grupimi do të zhvillohet nesër në orën 13:30, në selinë e partisë.

Kujtojmë që ditën e sotme  Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama ka kallëzuar Gazment Bardhin në SPAK për shpifje, pas akuzave që deputeti demokrat bëri ndaj tij se kishte lidhje me laboratorin e drogës në Xibrakë që u zbulua në vitin 2015.

Krahas kallëzimit, në një deklaratë të ndarë për mediat Olsi Rama hedh poshtë këto akuza duke thënë se Bardhi ka shpifur me qëllim që të manipulojë opinionin publik për motive politike.

Olsi Rama kërkon që Bardhi të përgjigjet para drejtësisë, duke thënë se i ka cenuar publikisht nderin dhe dinjitetin si individ, prind dhe drejtues i klubit Partizani. Olsi Rama thotë se s’mund të këtë dy të vërteta, ose Bardhi duhet të ndiqet penalisht dhe të dënohet për shpifje, ose Olsi Rama të futet në burg si trafikant droge.


Shtuar 2.04.2024 21:10