Barcelona merr fitore minimale ndaj Las Palmas

Barcelona ka arritur të shënojë një fitore të ngushtë ndaj Las Palmas të shtunën në kuadër të Javës së Tridhjetë në La Liga.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Estadio Olimpico Lluis Companys” është mbyllur me rezultat 1-0.

Goli i vendimtar i takimit që ka siguruar pikët për skuadrën katalane është shënuar nga Raphinha, i cili ka regjistruar golin e tij të pestë të sezonit në kampionat.

Fitorja ka mundur të jetë më e thellë, por një gol i shënuar nga Robert Lewandowski është anuluar për shkak të pozicionit jashtë loje, ndërsa një gol tjetër i Raphinha është anuluar nga VAR.

Las Palmas për shtatëdhjetë minuta ishte me një lojtar më pak, pasi Valles është nxjerrë jashtë me karton të kuq.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona vazhdon të qëndrojë në vendin e dytë në tabelën e La Liga, duke ndjekur kryesuesin Real Madrid, ndërsa Las Palmas mbetet në vendin e dymbëdhjetë.


Shtuar 30.03.2024 23:34