Tifogrupi i Kombëtares, “Tifozat Kuq e Zi”, ka bërë një njoftim të rëndësishëm përpara ndeshjes miqësore të Shqipërisë përballë Kilit, sonte në orën 20:45 në “Ennio Tardini”.
Besnikët e Kombëtares njoftojnë vendin në të cilin do të mblidhen e do të funksionojë si pikëtakimi për të gjithë tifozët që duan të mbështesin kuqezinjtë.
Stadiumi do të vishet edhe një herë tjetër me ngjyrat kuqezi, duke krijuar një spektakël të vërtetë dhe duke rikthyer kujtimet e ndeshjeve kualifikuese.
Në këtë atmosferë, çdo gol, çdo aksion dhe çdo moment do të jetë i rëndësishëm.