Xhavit Haliti tregon 5-shen e LDK-së që i kërkoi Klintonit të mos e njohë UÇK-në, Baton Haxhiu tregon emrat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), që ka qenë akter i lartë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Xhavit Haliti, ka thënë në “Pressing” se një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kishte shkuar në Uashington duke i kërkuar presidentit amerikan Bill Clinton që mos ta njohin UÇK-në.

“Ka pasur përpjekje shumë të mbrapshta të institucioneve të Kosovës që kanë shku në Uashington te presidenti Clinton i kanë kërku që të mos e njohin UÇK-në”, tha Haliti.

Më pas, në studio gazetari Dukagjin Gorani pyeti se kush kanë qenë ata.

Emrat e tyre i tregoi gazetari Baton Haxhiu.

“Kanë qenë Ibrahim Rugova, Pajazit Nushi, Bujar Bukushi, Veton Surroi, Fehmi Agani”, ka thënë Haxhiu. /Gazeta Express


Shtuar 21.03.2024 01:07