E nxjerrin nga spitali pas operacionit, gruaja në Itali bie nga barela dhe vdes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një grua 85 vjeçare humbi jetën teksa po dilte nga spitali, ku kishte qëndruar për disa ditë për një operacion në veshka.

E moshuara ishte përmirësuar dhe do të shkonte në shtëpi, por ndërsa po e hipnin në ambulancë ajo ra nga barrela dhe humbi jetën, pasi përplasi kokën.

Gruaja pësoi hemorragji dhe për mjekët që e pamundur që ta mbanin në jetë pasi humbi shumë gjak.

Menjëherë familjarët bën një kallëzim në prokurorinë e Termini Imerese ndaj kompanisë së ambulancave, teksa kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.


Shtuar 16.03.2024 17:41