Policia e Shkodrës, ka proceduar në gjendje të lirë një 50-vjeçare, pasi përndiqte një 57-vjeçar.
Ka qenë 57-vjeçari, që e ka kallëzuar atë në polici.
Shkak, sipas asaj që ka denoncuar ai, është fakti se ajo e ka përndjekur dhe fotografuar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Sh. M., 50 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim një shtetas 57 vjeç, banues në Shkodër, se kjo shtetase e ka përndjekur dhe fotografuar”.