“Flirtoi me Meritonin, Alfion dhe Fationin”/ Për kë e ka fjalën Ilnisa?

Gjatë një bisede me Rozën, Ilnisa e cila pak ditë më parë i qëndroi afër pas ndarjes nga Romeo, është shprehur se Heidi ka qenë gjithmonë në kërkim të një ndjenje dhe insistonte duke flirtuar me disa nga banorët e “BBV”, Alfion, Fationin madje edhe me Meritonin.

“Tani të jap të drejtë ty Roza. Ajo vajza pa lidhje fare ka flirtuar me Meritonin. Ajo ka qenë këtu në kërkim të një ndjenje me insistim E bëri me Alfion, e di unë dhe disa banorë të tjerë. Me insistim shkonte flirtonte, i dilte para. Ai u hutua komplet as nuk gatoi më se e ndiqte gjithë kohën kjo. Iku Alfio, nisi me Fationin, i thoshte çfarë trupi ke”, tha ajo në bisedën me Rozën.

Biseda e plotë në videon më poshtë:

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 


Shtuar 15.03.2024 14:22