Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të kryeqytetit, pranë Piramidës.
Mësohet se në aksident janë përfshirë 2 automjete, një “Benz” dhe një “Fiat” që kanë pësuar dëme të shumta materiale
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Por drejtuesi i automjetit tip “Benz” që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /albeu.com