Selena Gomez rrëfen se pse ndihet e plotësuar në këto momente të jetës

Selena Gomez zbuloi se më në fund është e lumtur me jetën e saj në një intervistë të re për Rolling Stone. Selena tha:

Një pjesë e imja ndjehet sikur më në fund jam në një vend të mirë dhe me gjithçka në jetën time.

Përveç publikimit të këngëve të reja dhe punës në albumin e saj të katërt në studio, krijuesja e hitit “Love On” është në një marrëdhënie të lumtur me producentin muzikor Benny Blanco.

Gomez pranoi se materiali i saj muzikor i ardhshëm po vjen “nga një vend i besueshëm” që do të tregojë “gëzimin dhe kuriozitetin” në jetën e saj tani.

Këngëtarja e “Single Soon” konfirmoi në dhjetor 2023 se kishte gjashtë muaj që ishte në lidhje me Blanco.

Në atë kohë, ajo e quajti producentin e muzikës, emri i vërtetë i të cilit është Benjamin Levine, “gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë” dhe deklaroi se ai e trajton atë “më mirë se çdo qenie njerëzore në këtë planet”.


Shtuar 5.03.2024 16:00