Shqiptari punonte si shofer në Amazon, u kap duke “shpërndarë” drogë me vlerë 160 mijë paund

Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar në Angli, pasi kishte fshehur drogë me vlerën 160 mijë paund në makinën e punës.

Shqiptari punonte si shofer transporti në kompaninë Amazon, ku brenda makinës oficerët gjetën pakot e kanabisit, të mbushura me vakum. Në njërën nga çantat, hetuesit gjetën 13 pako, e cila peshonte 16 kg

Të lidhura

None found

Pas arrestimit të tij më 29 janar të këtij viti, prokurori tha se Arian Mustafaj ishte intervistuar dhe tha se priste të paguhej 1000 £ për dërgimin e drogës.

44-vjeçari shqiptar pranoi se kishte drogë në makinën e punës, me qëllim trafikimin e saj./albeu.com


Shtuar 4.03.2024 21:37