Presidenti i Francës, Emanuel Macron në një letër drejtuar presidentes Vjosa Osmani ka thënë se javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zbatimin e tē gjitha dispozitave tē marrëveshjes Bruksel-Ohër, duke perfshire edhe themelimin e Asociacionit te komunave me shumice serbe.
Macroni ka lavdëruar “përparimin mbresëlënës të bërë që nga pavarësia, 16 vjet më parë”. Ai ka shtuar se vendi i Kosovës do të jetë brenda Bashkimit Evropian dhe ka inkurajuar që të vazhdohen reformat për forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Macron ka thënë se shpreson që Kosova do të marrë vendimet të guximshme dhe të nevojshme. Javët e ardhshme do te jene vendimtare për zbatimin e tē gjitha dispozitave tē marrëveshjes Bruksel-Ohër, duke përfshire edhe themelimin e Asociacionit te komunave me shumice serbe, e cila ne veçanti përfshin organizimin e zgjedhjeve te reja lokale me pjesëmarrjen e serbëve. Unë shpresoi qè Kosova te marre vendimet e guximshme që janë te nevojshme dhe qe do t’i mundësoje te përparoje ne trajektoren e saj evropiane”, tha presidenti francez.