Nëna e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, është shprehur se djali i saj ishte i shëndetshëm dhe i lumtur, kur e pa për herë të fundit më 12 Shkurt.
“Nuk pranoj asnjë ngushëllim. E pamë atë në burg më 12 shkurt, në një takim. Ai ishte gjallë, i shëndetshëm dhe i lumtur”, tha Lyudmila Navalnaya në një postim në Facebook të premten.
Gruaja e Alexei Navalny, Julia, sapo ka folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Ajo akuzoi presidentin rus për vdekjen e bashkëshortit të saj, duke thënë se ai është përgjegjës për të gjitha gjërat e tmerrshme që po ndodhin në vend.