Bes Kallaku na prezanton me dashurinë e tij (FOTO)

Prej ditësh, rrjeti po zien nga aludimet për ndarjen e këngëtares Xhensila Myrtezaj dhe aktorit Besart Kallaku.

Dyshimet janë shtuar edhe më shumë, teksa vëmë re që ata nuk e ndjekin më njeri-tjetrin në “Instagram” dhe gjithashtu këngëtarja i ka fshirë të gjitha fotot me Besin.

Duket se ky Shën Valentin nuk e gjeti Besin pranë Xhensilës, por pranë publikut.

Me këtë rast, ai ka publikuar një story në “Instagramin” e tij, ku edhe na zbulon dashurinë e tij, e që duket paksa edhe si një deklaratë thumbuese.

Kujtojmë se kohët e fundit, aktori ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të fjalëve që përfliten, se i ka dhënë fund martesës së tij me Xhensilën.

Ato jo vetëm që nuk ndiqen në “Instagram”, por kjo e fundit ka hequr madje dhe unazën e martesës.

 


Shtuar 16.02.2024 15:31

Tags: ,