Këshilli i ministrave vendos që dhjetëra punonjës në administratën shtetërore do të shkurtohen nga detyra.
Në vendimin e marrë ditën e sotme, ministritë që preken nga shkurtim janë ajo e financave,e Kulturës si dhe numri i punonjësve rezervë. Kujtojmë se ministria e Kulturës është bashkuar me atë të Ekonomisë dhe shkurtimet bëhen për shkak të ristrukturimit.
Vendimi:
NJË SHTESË DHE RIALOKIM TË NUMRIT TË PUNONJËSVE ORGANIKË NË APARATIN E DISA NJËSIVE TË QEVERISJES QENDRORE PËR VITIN 2024
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Numri i punonjësve të ministrisë përgjegjëse për financat, miratuar në buxhetin e vitit 2024, reduktohet me 113 (njëqind e trembëdhjetë) punonjës.
Numri i punonjësve të aparatit të ministrisë përgjegjëse për kulturën, miratuar në buxhetin e vitit 2024, reduktohet me 91 (nëntëdhjetë e një) punonjës.
Numri i punonjësve rezervë të buxhetit të miratuar për vitin 2024 reduktohet me 71 (shtatëdhjetë e një) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve rezervë në 29 (njëzet e nëntë) veta.
Numri i punonjësve të përmendur në pikat 1, 2 dhe 3, të këtij vendimi, alokohet në aparatin e ministrisë përgjegjëse për ekonominë, kulturën dhe inovacionin dhe numri i punonjësve për këtë ministri bëhet 275 (dyqind e shtatëdhjetë e pesë) veta.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.