Superliga Evropiane, pritet verdikti përfundimtar i UEFA-s

Është raportuar se UEFA do të njoftojë veprimet e tyre disiplinore kundër Juventus, Real Madrid dhe Barcelona rreth tentimit për të krijuar Superligën Evropiane.

Qëllimi është që situata të zgjidhet përpara se Euro 2020 që fillon të premten e javës së ardhshme.

Sipas La Repubblica, data më e mundshme për vendimin është e mërkura, megjithëse kjo do të jetë larg përfundimit të çështjes.

Klubet tashmë kanë përgatitur ankesa në gjykatat civile si dhe gjykatat sportive.

Është e mundur që ata mos të përjashtohen nga Liga e Kampionëve sezonin e ardhshëm, por thjesht mund të jetë një gjobë.

Juve, Barca dhe Real Madrid janë të vetmit që janë ende të përkushtuar në projektin e Superligës pasi nëntë të tjerët u tërhoqën brenda 48 orësh prej themelimit të garës.


Shtuar 6.06.2021 22:25