Opinionisti i “Big Brother Vip 3” Arbër Hajdari, ka treguar se angazhimi në këtë spektakël është shumë i vështirë dhe të bën të mos kesh shumë kohë për familjen e tij, sidomos që nuk ka shumë ditë që është bërë babai i një vajze.
Ai shprehet se bashkëshortja e tij dhe vajza në këto moment, kanë shumë nevojë për prezencën e tij në shtëpi.
Madje tregon se pas Primes, vajza e vogël e pret gjithmonë zgjuar.
Arbër Hajdari: “Angazhimi në Big Brother Vip 3” është goxha e vështirë, kërkon që pjesë të mirë të kohës t’ja dedikosh këtij programi jo vetëm kur je në transmetim, por dhe jashtë tij, për të ndjekur situatat, dinamikat, sidomos në këtë Big që 23 ditë më duken si 3 ditë për shkak të dinamikave dhe debateve. Përpara se të pranoja ftesën si opinionist i BBV kisha një lloj tundimi për të marrë pjesë në program sepse të gjithë ata që janë bërë prindër, të duket sikur po fajëson veten, për një pjesë të madhe të kohës që ti duhet të jesh larg fëmijës e bashkëshortes, që për hir të vërtetës ka vërtet nevojë për prezencën e burrit të saj në shtëpi. Vajzën e kam nga ato që nuk duan të flenë, kështu që më pret pas spektaklit të Big Brother Vip”.