Esmeralda Dauti është noterja të cilës në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte iu vendos tritol në zyrë.
Ngjarja sipas policisë u regjistrua në orën 04:00 të mëngjesit. Fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz, por vetëm materiale.
Policia po mbledh kamerat në zonë për të identifikuar autorët e ngjarjes.
“Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”, njoftoi policia.