Vendosnin baste përmes telefonave, 8 të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 8 persona si dhe ka nisur hetimin në gjendje të lirë për 3 të tjerë. Të arrestuarit ushtronin veprimtarinë e jashtligjshme të vendosjes së basteve sportive nëpërmjet aparateve celulare.

Në pranga kanë rënë shtetasit O. R., 29 vjeç, F. S., 37 vjeç, E. Sh., 36 vjeç, B. M., 35 vjeç, A. B., 38 vjeç, N. T., 49 vjeç, I. M., 19 vjeç, dhe O. H., 37 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Ndërsa nisi hetimi në gjendje të lirë për shtetasit Sh. A., E. I., dhe D. H.

“Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjektet e këtyre shtetasve, janë gjetur telefona që shërbenin për vendosjen e basteve sportive dhe linqe, që shërbenin për këto baste. Gjithashtu në shumicën e telefonave të këtyre shtetaseve, u gjetën skedina dhe kredite, me qëllim vendosjen e basteve sportive të klientë të ndryshëm”, njofton policia.

Gjatë operacionit u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 10 aparate celulare që shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 30.01.2024 10:04