Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në pikën kufitare mes Shqipërisë e Kosovës.
Me rritjen e temperaturave dhe ardhjen e verës, turistët nga Kosova zgjedhin në masë bregdetin shqiptar edhe pse në pikën kufitare i duhet të presin për pak kohë për shkak të radhëve të gjata që krijohen.
Ashtu sikundër çdo fundjavë, mediat e Kosovës raportojnë se turistët janë dyndur drejt Shqipërisë edhe këtë fundjavë për të kaluar disa ditë pushimi.